Disa prej kritereve që i permendi emisari Miroslav Lajçak për statutin e Asociacionit, plotësohen nga një prej shembujve që po përmendet më së shpeshti këto ditë.
Është modeli i shtetit të Kroacisë për pakicën serbe atje, që përputhet me ato që diplomati sllovak i përmendi, si të bazuara në normat dhe vlerat e BE-së, dhe në pajtim me modelet ekzistuese evropiane.
Por çfarë përmban ky plan dhe ku e ka bazën tregon njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri.
Artan Muhaxhiri, analist ka thënë se “Ideja kryesore e planit kroat është që të ketë autonomi kulturore, arsimore dhe identitare pra në Kroaci serbët insistojnë në ruajtjën e identitetit të tyre dhe në një autonomi kulturore”.
Megjithatë, sipas tij, një model i tillë është veshtirë i implementueshëm në Kosovë.
Muhaxhiri ka thënë tutje se “Raporti I Kroacisë me Serbinë nuk është i njejtë me raportin e Kosovës me Serbinë dhe për këtë arsye unë mendoj që nuk do të merret shumë parasysh edhe pse është mirë që Kurti e ka vendos në tavolinë si ide nga i cili mund të nis edhe debati gjithmonë duke e krahasuar planin e ekipit menaxhues”.
Ndërsa sipas, Arbnor Sadikut ky model do të ishte më I miri po të pajtoheshin dy palët.
Arbnor Sadiku, analist ka thënë se “Ky model është një model I cili I promovon të drejtat e serbëve në Kroaci në kuptimin e arsimit, kulturës edhe sportit por natyrisht është një model koxha më original krahasuar me të drejtat që I kanë serbët e Kosovës bazuar edhe në pakon e Ahtisarit. Natyrisht që ky model do të ishte ideal po të pajtoheshin dy palët për ta implement”.
Në Kroaci, vepron Këshilli Kombëtar i Serbëve, që si institucion merret me vetqeversjen e serbëve që jetojnë në Kroaci, si edhe me aspektin e të drejtave të njeriut e integrimit të tyre në shoqërinë kroate.
Më herët, Qeveria e Kosovës, kishte shprehur gatishmërinë që të diskutojnë edhe për mundësinë e themelimit të një Këshilli Kombëtar për Serbët, të bazuar në atë që e kanë shqiptarët në Serbi.