Çfarë po ndodh me pronat uzurpuara të Ibër Lepencit në Zubin Potok?

Prej datës katër dhjetor, ndërmarrja Ibër Lepenci ka kërkuar që t’i kthehen pronat e uzurpuara në afërsi të kanalit që para një muaji u dëmtua me eksploziv në Varagë të Zubin Potokut. Ato i ka vizituar televizioni Dukagjini, derisa Policia e Kosovës thotë se po pret urdhrin nga Prokuroria për të vazhduar me procedurat e tjera

Tashmë janë të rrethuara me shiritin e Policisë.

Këto objekte ndodhën në afërsi të Kanalit të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.

Qe dy javë kjo ndërmarrje ka kërkuar që ato prona të uzurpuara t’i kthehen asaj në menaxhim.

Por me sa duket, kjo punë do të marrë pak kohë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani i tregoi Dukagjinit që tash po presin vendimet e organeve të drejtësisë për të dhënë urdhrat se si të veprohet tutje.

“Gjatë krehjes së terrenit që e kemi bë pas ngjarjes së Ibër Lepencit kemi has në disa lokacione që kemi besu që kemi të bëjë me struktura paralele, ato prona kanë dal të jenë të Ibër Lepencit dhe ata kanë bërë kërkesë qe me ja kthy ato prona. E jona ka qenë që me njoftu prokurorin për hetimet që kanë qenë duke u zhvillu, prokurori mandej e paraqet rastin në gjykatë e tash presim ndonjë seancë gjyqësore apo urdhër nga prokurori se si të veprohet tutje”, ka deklaruar Elshani.

Televizioni ka pyetur Prokurorinë e Mitrovicës se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast, por ky institucion ka kthyer përgjigje.

Por, kryetari i komunës në të cilën gjenden pronat Izmir Zeqiri thotë se i kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë shfrytëzuar ato të lajmërohen në komunë.

“Kemi ndërtime banesash, janë shpërnda çelësat, që ne nuk i njohim se kush janë ato grupacione, mirëpo jemi interesu, kemi bo thirrje të vijnë e të lajmërohen këtu, nuk janë ardhë, janë qitë shiritat e ndalimit deri sa të verifikohet e gjithë situata e të sqarohet se të kujt janë pronat”, ka deklaruar Zeqiri.

Nga ndërmarrjen Ibër Lepenc kanë thënë se në momentin që përfundojnë procedurat, do të vendosin se çfarë do të ndodhë me ato prona.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika