Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit dhe liderëve opozitarë?

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti në takim me liderët opozitarë ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, paqes dhe sigurisë, dhe se "është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim"

Takimi i kryeministrit Kurti dhe liderëve opozitarë, foto: ZKM





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të martën ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shoqëruar nga Bedri Hamza; kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga Lutfi Haziri, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shoqëruar nga Ardian Gjini, me të cilët ka diskutuar për situatën aktuale në vend.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim Kurti ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, paqes dhe sigurisë, dhe se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Është theksuar aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti i ka falënderuar liderët e partive opozitare që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim.

Krerët opozitarë kanë shprehur mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Kosovën.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika