Charles III emërohet mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Megjithëse ai u bë mbret pas vdekjes të së ëmës, Mbretëreshës Elizabeth II, një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij, të shtunën në Apartamentet Mbretërore. Kjo ceremoni është e para e këtij lloji që transmetohet në televizion

Charles III

Charles III është shpallur zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar në një këshill aderimi në apartamentet shtetërore të Pallatit “St. James”

Megjithëse ai u bë mbret pas vdekjes të së ëmës, Mbretëreshës Elizabeth II, një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën.

“Jam i vetëdijshëm për trashigiminë madhështore, detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar tashmë”, ka thënë Charles III në fjalimin e tij.

Ai ka thënë se e di që do të jetë i mbështetur nga dashuria dhe besnikëria e popujve dhe njëherësh, ka thënë se është “thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas së tij të dashur”.

“Shfrytëzoj rastin të konfirmoj vullnetin dhe synimin tim për të vazhduar traditën e dorëzimit të të ardhurave trashëgimore, përfshirë pasurinë e kurorës, qeverisë sime për të mirën e të gjithëve, në këmbim të grantit sovran, i cili mbështet detyrat e mia zyrtare si kreu i shtetit dhe kreu i kombit”, ka thënë Charles III.

Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore të Pallatit.

Shpallja e Charles III si mbret paraqet herën e parë të transmetimit të ceremonisë në televizion.

Përgjatë ceremonisë, Charles shoqërohej nga gruaja e tij Camilla, dhe djali i tij i madh Princi William. William tani është trashëgimtar i fronit dhe njëherësh, Princi i Uellsit.

Pas ceremonisë, një zyrtar do të lexojë me zë të lartë shpalljen nga një ballkon në Pallatin e Shën James, fjalim ky që do të lexohet në qytetin mesjetar të Londrës dhe në vende të tjera në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe nëna e Charles III, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika