Charles III nis vizitën e parë si mbret në Irlandën e Veriut

Mbreti Charles III, të martën e 13 shtatorit do ta zhvillojë vizitën e tij të parë në Irlandën Veriore, në cilësin e monarkut. Ky do të jetë udhëtimi i 40-të i tij në Irlandën e Veriut, por i pari i tij si mbret

Mbreti Charles III

Mbreti Charles III, të martën e 13 shtatorit do ta zhvillojë vizitën e tij të parë në Irlandën Veriore, në cilësin e monarkut.

Kjo si pjese e turneut të tij nëpër Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me kreët e partisë së Stormont dhe do të pranojë mesazhe ngushllëimi nga kryetari i Kuvendit, shkruan BBC.

Bashkëshortja e Mbretit, Camilla, do ta shoqërojë atë.

Çiftit mbretëror në një shërbim kishtar në Belfast, do t’i bashkohet edhe kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Mbreti Charles do të kthehet në Londër të martën në mbrëmje.

Ky do të jetë udhëtimi i 40-të i tij në Irlandën e Veriut, por i pari i tij si mbret.

Në momentin që mbretëresha vdiq, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles, ish Princit të Ëales-it.

Charles u shpall zyrtarisht Mbret të shtunën, ngjarje e cila ndodhi në Pallatin St James në Londër.

Megjithëse ai u bë mbret pas vdekjes të së ëmës, Mbretëreshës Elizabeth II, një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën.

“Jam i vetëdijshëm për trashigiminë madhështore, detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar tashmë”, ka thënë Charles III në fjalimin e tij.

Ai ka thënë se e di që do të jetë i mbështetur nga dashuria dhe besnikëria e popujve dhe njëherësh, ka thënë se është “thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas së tij të dashur”.

“Shfrytëzoj rastin të konfirmoj vullnetin dhe synimin tim për të vazhduar traditën e dorëzimit të të ardhurave trashëgimore, përfshirë pasurinë e kurorës, qeverisë sime për të mirën e të gjithëve, në këmbim të grantit sovran, i cili mbështet detyrat e mia zyrtare si kreu i shtetit dhe kreu i kombit”, ka thënë Charles III.

Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore të Pallatit.

Shpallja e Charles III si mbret paraqet herën e parë të transmetimit të ceremonisë në televizion.

Përgjatë ceremonisë, Charles shoqërohej nga gruaja e tij Camilla, dhe djali i tij i madh Princi Ëilliam. Ëilliam tani është trashëgimtar i fronit dhe njëherësh, Princi i Uellsit.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe nëna e Charles III, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika