Charley Hull triumfon në Teksas

Charley Hull i dha fund një pritjeje gjashtëvjeçare për titullin e dytë të turneut LPGA të dielën, duke fituar në sfidën kundër lojtares kineze Xiyu Lin

Charley Hull

Fitorja ishte e para për 26-vjeçaren në LPGA Tour, që nga mbizotërimi në kampionatin CME Group Tour në nëntor të vitit 2016.

Tetë gjuajtjet e Hull-it dhe vetëm një “bogey” e çuan atë në pozitën e 17-të nën nivelin e përgjithshëm, teksa Lin pësoi një disfatë përballë Hull, shkruan The Independent.

 

Charley Hull dhe Xiyu Lin

26-vjeçarja festoi me shampanjë teksa u përqafua nga bashkatdhetar-ja Georgia Hall në garën e 18-të pas fitores të parë të saj në qarkun LPGA që nga mbizotërimi në kampionatin CME Group Tour në nëntor 2016.

Hull ishte i kënaqur që ndau momentin me Hall, kampionen e Open 2018, duke thënë në një konferencë shtypi se  “Ishte thjesht moment shumë i mirë. Ne rrimë shumë jashtë fushës së golfit. Pasi e pashë atë të fitojë në British Open, kjo të nxit dhe është mirë sesi mund ta shtyjmë njëra-tjetrën përpara.”

Charley Hull

Hull bëhet lojtarja e gjashtë angleze që regjistron dy ose më shumë fitore të LPGA Tour, duke u bashkuar me Hall, Laura Davies, Alison Nicholas, Trish Johnson dhe Karen Stupples.
Hull tha se  “Ndihem shumë krenar për veten. Kam rritur besimin tim dhe tani mezi pres të luaj më shumë dhe shpresoj të marr disa fitore”.

“Ndjehem sikur e di se çfarë duhet për të fituar një fitore tani, ia kam kujtuar vetes. Po e pres me padurim dhe mezi pres”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika