Jude Bellingham vazhdon të mbetet një nga mesfurorët e rinj më të kërkuar në Evropë. Mesfushori anglez po shkëlqen te Borussia Dortmund dhe kështu, ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha botërore.
Dortmund gjatë afatit kalimtar të verës refuzoi disa oferta pasi nuk donin të hiqnin dorë nga ylli i tyre pas largimit të Haaland.
Megjithatë, klubi gjerman vështirë se do të mund ta mbajë në skuadër në janar anglezin për të cilin ka oferta të shumta.
The Sun ka raportuar se edhe Chelsea i është bashkuar garës për Bellingham dhe është gati që të bëj një ofertë mbi 130 milionë euro për reprezentuesin anglez.
19-vjeçari gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Angli, dhe se janari ndoshta mund të jetë koha ideale, pas botërorit, për rikthimin e tij.
Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë për të nënshkruar me Bellingham, pasi pas tij janë vënë edhe Arsenal, Manchester City, Manchester United, Liverpool, PSG e Real Madrid.