Chelsea kalon në finale

Chelsea do të përballet me Liverpoolin në finalen e FA Cup

Chelsea ka mposhtur Crystal Palace në stadiumin e Wembley duke rezervuar vendin e tyre në finalen e FA Cup.

Britanikët, Ruben Loftus-Cheek dhe Mason Mount, shënuan gola në pjesën e dytë të ndeshjes duke i siguruar një përballje me shtatë herë fituesin, Liverpool.

Duket se Chelsea barti zhgënjimin e marrë të mërkurën në stadiumin Stamford Bridge në përballjen në Madrid, në gjysmëfinalen vendase të sezonit, ngase fillimi i ndeshjes u cilësua si një fillim letargjik.

“Duhet dhënë merita kundërshtarit ngase kanë luajtur me një sistem krejtësisht të ri, kanë mbyllur të gjitha hapsirat duke mos na lënë t’i shfrytëzojmë mundësitë të cilat synonim”, ka thënë Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea-s, gjersa shtoi se nuk kishin ndërmend të merrnin rreziqe që do ndryshonin rezultatin.

Në një pjesë të parë të qetë dhe pa ngjarje, shansi më i mirë i takoi Palace, me goditjen me breshëri të Cheikhou Kouyate që detyroi Edouard Mendy në një pritje të mirë përpara se Joachim Andersen të godiste shtyllën, me topin në pozicion jashtë loje.

Finalja pritet të zhvillohet me 14 maj në stadiumin Wembley.

Pas humbjes ndaj Arsenalit në 2020 dhe Leicesterit vitin e kaluar, skuadra e Thomas Tuchel do të shpresojë që të jetë hera e tretë me fat në Wembley muajin e ardhshëm, kur synojnë titullin e nëntë të FA Cup. Rezultati gjithashtu shënoi një ditë të suksesshme për klubin në tërësi, me Chelsea Women që më parë kishte përparuar në finalen e tyre të tretë të FA Cup në pesë vjet, pasi mundi Arsenalin 2-0.

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika