Chelsea konfirmon marrëveshjen me mbrojtësin e Monacos, Benoit Badiashile

Klubi anglez, Chelsea, ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Benoit Badiashile nga Monaco

Benoit Badiashile

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të Monacos, Benoit Badiashile në një marrëveshje prej 35 milionë funtesh për një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë.

“Benoit Badiashile ka përfunduar një transferim të përhershëm te Chelsea nga AS Monaco, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë në Stamford Bridge”, thuhet në njoftim.

Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, pas shpenzimeve të mëdha në verë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri, Graham Potter, në transferimet e sezonit të dimrit, ka investuar në mbrojtje, duke përforcuar qendrën e mbrojtes.

Sky Sports News kishte raportuar në fund të dhjetorit se klubi i Londrës Perëndimore ishte në bisedime të avancuara për një marrëveshje me 21-vjeçarin francez dhe lojtari përfundoi kalimin e tij në Stamford Bridge të enjten.

Badiashile konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të rinj më të majtë në Evropë dhe ky ka qenë një profil i lojtarit që Chelsea e ka kërkuar që nga vera.

Badiashile përfundoi testet mjekësore të hënën dhe bëhet ardhja e dytë e re e Chelseat në afatin kalimtar të janarit. Blutë gjithashtu i dhanë testet mjekësore mesfushorit 18-vjeçar të Vasco da Gama, Andrey Santos të shtunën.

Qëkur Todd Boehly mori kontrollin e Chelseat në maj 2022, klubi ka ndjekur një strategji për nënshkrimin e lojtarëve të rinj të talentuar. Wesley Fofana (21), Carney Chukwuemeka (19), Cesare Casadei (19), David Datro Fofana (20) dhe Gabriel Slonina (18) kanë nënshkruar të gjithë për klubin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika