Chelsea nënshkruan me Aubameyang për 12 milionë euro

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, është rikthyer në Premier League, duke u transferuar nga Barcelona në Chelesea, me një marrëveshjë prej 12 milionë euro

Pierre-Emerick Aubameyang në fanellë të Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer në Premier League me ish-sulmuesin e Arsenalit që iu bashkua Chelseat nga Barcelona në një marrëveshje prej 10 milionë £ (12 milionë euro).

Reprezentuesi i Gabonit u transferua në Camp Nou vetëm në janar, pasi u ndal në Emirates Stadium, por ai është kthyer në Londër te blutë me një kontratë dyvjeçare.

Ndërkohë, Marcos Alonso është vendosur të lëvizë në drejtim të kundërt pas ndërprerjes reciproke të kontratës me blutë, njofton Goal.

Ndërsa, ai ka zënë një rol të gjerë sulmues rregullisht gjatë karrierës së tij deri më sot, Thomas Tuchel do të shpresojë që Aubameyang – me të cilin ka punuar më parë në Dortmund – mund të bëhet sulmuesi qendror për të cilin ata po vuajnë. Ai më parë shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin.

33-vjeçari do të debutojë me Blutë në ndeshjen kundër West Ham të shtunën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika