Chelsea nuk janë të interesuar për të nënshkruar me Ronaldon

Pas bisedimeve me agjentin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është bërë e ditur se klubi i Chelsea-t kanë humbur interesat e tyre për sulmuesin portugez, kështu i pari i klubit të bluve duket se nuk është i etur për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Chelsea ka vendosur që të mos ndjekë më sulmuesin e Manchester United, yllin Cristiano Ronaldo këtë verë, pavarësisht gatishmërisë së Ronaldos për t’u larguar nga Old Trafford.

Erik ten Hag me shpejtësi e mohoi se largimi i Ronaldo-s nuk ishte në mendjen e tij, duke e theksuar se “pasuria” e tij nuk ishte në shitje këtë verë.

“Cristiano Ronaldo nuk është në shitje, ai është në planet tona”, ka thënë Ten Hag për mediat. “Ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale. Ne po planifikojmë me Cristiano Ronaldon për këtë sezon, kaq”.

Ten Hag po priste me padurim që të vazhdonte të punonte me Ronaldon, kështu duke e hequr frikën që ai mund të mos jetë në Manchester më.

Chelsea thuhej të ishte një destinacion i mundshëm për portugezin, ku pronari i bluve kishte takuar Mendes-in për të diskutuar një lëvizje të mundshme.

Por, pas gjithë kësaj kauze ka shkruar edhe gazetari italian, Fabrizio Romano që i pari i Chelsea-t, Thomas Tuchel ka vendosur kundër nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, i cili është shprehur se nuk i nevojitet nënshkrimi i superyllit 37-vjeçar, Cristiano Ronaldos.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika