Chelsea po mendon të bëjë një ofertë për Mykhailo Mudryk edhe pse janë optimist që Arsenali do të bien dakord për një marrëveshje për anësorin e Shakhtar Donetsk.
Bisedimes mes Chelseat dhe Shakhtar Donetsk janë planifikuar për këtë javë, kështu shkruan Sky Sport.
Megjithatë, bëhet e ditur se pronari i Chelseat, Todd Boehly është aktualisht në Londër dhe zyrtarët e Shakhtarit do të vijnë së shpejti në kryeqytet.
Ndryshe, Sky Sport në fillim të kësaj jave kishte raportuar se Arsenali do të bie dakord për një marrëveshje për Mudryk dhe ka shtuar se Arsenali dhe Shakhtar po vazhdojnë bisedat për pagesën e tij.
Tutje, Sky Sport ka shkruar se Arsenali janë të gatshëm të paguajnë atë me një tarifë e cila ka vlerën prej 85 milionë funte.
Ndër të tjera, marrëveshja nuk është arritur ende, por Arsenali po punon shumë për të gjetur një kompromis.