Chelsea i rihap bisedimet me Benfica-n për mesfushorin Enzo Fernandez

Enzo Fernandez, lojtar i Benfikës

Chelsea i ka rihapur bisedimet me Benfica-n mbi përpjekjen për të nënshkruar me mesfushorin Enzo Fernandez, përpara mbylljes së afatit kalimtar të së martës mbrëma.

Benfica refuzoi një ofertë në fillim afatit kalimtar, e cila mendohej të ishte rreth 70 milionë funte, plus shtesa, por Chelsea e ka bërë të qartë se ata janë të përgatitur të shkojnë më lart për të përfunduar këtë marrëveshje.

Kuptohet se Chelsea beson se ka një shans për të arritur atë që do të ishte një fund mahnitës i një afati kalimtar të pabesueshëm transferimi, në të cilin, ata tashmë kanë nënshkruar me Mykhaylo Mudryk , Joao Felix në huazim, Benoit Badiashile dhe Noni Madueke, plus një mori të rinjsh premtues.

Përgjatë dritareve të verës dhe janarit, Chelsea ka shpenzuar tashmë mbi 450 milionë funte dhe shtimi i Fernandez-it në nënshkrimet e tyre, do të merrte shpenzimet e Boehly dhe Clearlake në 500 milionë funte.

Behdad Eghbali dhe shefi i rekrutimit Paul Winstanley fluturuan për në Turqi për të mbyllur marrëveshjen prej 88 milionë funtesh për Mudryk, personalisht me Shakhtar Donetsk, dhe burimet besojnë se zyrtarët e Chelsea janë gati të bëjnë të njëjtën gjë duke udhëtuar në Portugali me shpresën për t’u kthyer me Fernandez.

Benfica ka insistuar gjithmonë që ata do ta shesin Fernandez-in këtë muaj, vetëm nëse klauzola e lirimit të tij aktivizohej në një pagesë, të cilën Chelsea e kishte pretenduar privatisht se nuk ishin të përgatitur ta bënin.

Por duke dështuar gjithashtu me ofertat për yllin e larguar të Brighton, Moises Caicedo, për të cilin ata mund të bëjnë gjithashtu ende një ofertë të re, dhe Amadou Onana të Evertonit, Chelsea ka bërë një përpjekje të fundit për të arritur një marrëveshje me Benfica-n mbi Fernandez.

Lëvizja e Chelseat për Fernandez është mbështetur nga trajneri Graham Potter, i cili ishte jashtëzakonisht i impresionuar nga paraqitjet e argjentinasit në Kupën e Botës në Katar.

Fernandez dihet se dëshiron një lëvizje te Chelsea këtë muaj, kështu që bindja e lojtarit dhe dakordimi i kushteve personale kaq vonë në afatin kalimtar nuk do të ishte problem.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika