Chollet bisedon me Vuçiq: Nevojë urgjente formimi i Asociacionit

"veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet,

Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Chollet bëri të ditur se biseduan për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkrar Chollet në Twitter.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika