Chollet dhe Escobar para senatit pritet të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Këshilltari amerikan, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të dalin të enjten para senatit, ku do të diskutojnë për politikat e ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten e 18 majit do të dalin para senatit.

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të zhvillojë seancën dëgjimore të quajtur “Vlerësimi i politikës së ShBA-së për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo seancë pritet të fillojë në orën 10:30.

Një ditë para mbajtjes së kësaj seance dëgjimore, këshilltari amerikan, Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, proces që synon normalizimin e plotë të raporteve.

Në shkurt, në Bruksel palët arritën Marrëveshjen bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq një muaj më vonë në Ohër, arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja, e përbërë nga 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika