Chollet kërkon nga Kurti ta pranojë planin e BE-së për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ta pranojë planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar në lidhje propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e mardhënieve.

Chollet ka thënë se nga Kurti ka kërkuar që ta pranojë këtë plan të propozuar nga BE-ja.

“Kam biseduar sot me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Chollet, po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kurti të ecë përpara me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe kthimin e serbëve në pozitat që më parë kishin dhënë dorëheqje.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, ka thënë Chollet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika