Chollet në takim me presidenten Osmani kërkon “angazhim urgjent” në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me zyrtarët amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, për të diskutuar mbi dialogun me Serbinë dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Takimi është zhvilluar me këshilltarin amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Chollet ka njoftuar se me presidenten e Kosovës ka biseduar për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.

Po ashtu, ai ka theksuar për angazhim urgjent në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja.

“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në X, që më herët njihej si Twitter.

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë diskutimeve të tyre, siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani ka theksuar rëndësinë e angazhimit dhe të rolit kyç të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke e konsideruar atë si një faktor kyç për suksesin e plotë të dialogut dhe për njohjen e ndërsjellë.

“Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, ka theksuar Osmani.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen vazhdueshme që SHBA-ja i ka ofruar Kosovës dhe ka theksuar dëshirën e vendit për të përparuar në rrugën e anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Ajo ka nënvizuar nevojën për koordinim të ngushtë me aleatët për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm për Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika