CHP-ja opozitare turke zgjedh liderin e ri pas humbjeve në zgjedhjet e majit

Lideri opozitar turk, Kemal Kılıçdaroglu u detyrua të japë dorëheqje të dielën pasi Partia Popullore Republikane (CHP) zgjodhi Ozgur Ozelin si kryetar të ri, pasi kishin pësuar humbje në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit. Delegatët e përkrahën Ozelin, një 49-vjeçar, në garë me Kılıçdaroglun, një 74-vjeçar që kishte udhëhequr partinë për 13 vitet e fundit

Ozgur Ozel.

Lideri opozitar turk, Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të japë dorëheqje të dielën, pasi Partia Popullore Republikane (CHP) e ka zgjedhur Ozgur Ozelin si kryetar të ri, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit.

Delegatët e kanë përkrahur 49-vjeçarin Ozel, në garë me Kılıçdaroglun, 74-vjeçarin, i cili e ka udhëhequr partinë në 13 vjetët e fundit.

Pavarësisht se e pati mbledhur një aleancë të madhe për zgjedhjet e 14 majit, Kılıçdaroglu ka dështuar që triumfojë.

Ozel, aleat politik i kryetarit të Stambollit, Ekrem İmamoglu, ka bërë thirrje për reforma në parti, më të vjetrën në Turqi.

CHP synon t’i ruajë pozitat e rëndësishme komunale që ka në Stamboll dhe Ankara, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për komuna, shkruan REL.

Ozel, me profesion farmacist, ka shërbyer paraprakisht si udhëheqës parlamentar i CHP-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika