Luftëtarët e gjeneratës së dytë do të rindezin rivalitetin e tyre familjar, duke ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre, Chris Eubank Sr dhe Nigel Benn.
Chris Eubank Jr ka dyfishuar pretendimet e tij se do të tërhiqet nga boksi nëse humbet në ndeshjen kundër Conor Benn, shkruan The Independent.
“Nëse e humbas këtë luftë, tërhiqem. Humbja nga Conor Benn në këtë fazë të karrierës sime, do të thotë se nuk jam luftëtari që mendoja se isha – ose që mendoj se jam”, deklaroi Eubank Jr.
Tre vite pas takimit të tyre të parë në ring Chris Eubank dhe Nigel Benn në 1993 rivalët luftuan për rezultat me barazim.
Kurse tani, në një nga luftimet më të mëdha britanike të këtij brezi, djemtë e dyshes do të ndeshen kokë më kokë.
Britanikët do të përballen me njëri-tjetrin në O2 Arena në Londër më 8 tetor. Pothuajse saktësisht 29 vjet pasi baballarët e luftëtarëve u përplasën për herë të dytë.
Humbjet e vetme profesionale të Eubank Jr ishin kundër Billy Joe Saunders dhe kundër George Groves. Ndërsa që nga disfata e fundit, Eubank Jr ka fituar gjashtë ndeshje radhazi.