Chris Pratt: Unë nuk jam një person fetar

Ylli i kinemas, Chris Pratt, ka sqaruar për fansat dhe për të gjithë shikuesit e filmave të tij se ai nuk është aq fetar sa mendojnë njerëzit për të

Aktori i Hollywood-it, Chris Pratt

Ylli i trilogjisë “Jurassic World”, Chris Pratt, tha për Men’s Health se ai nuk është aq fetar sa mendojnë njerëzit, njofton The Hollywood Reporter.

Pratt tha se feja ka qenë shtypëse për shumëkë, gjithashtu ai shtoi se nuk e dinte se do të bëhej fytyra e fesë kur në të vërtetë ai nuk është një person fetar.

“Feja ka qenë shtypëse për një kohë të gjatë,” tha ai, duke shtuar “Nuk e dija se do të bëhesha fytyra e fesë kur në të vërtetë nuk jam një person fetar. Mendoj se ka një dallim midis të qenët fetar – respektimi i zakoneve të krijuara nga njeriu, shpeshherë përvetësimi i frikës së rezervuar për atë që besoj se është një Zot shumë i vërtetë – dhe përdorimit të tij për të kontrolluar njerëzit, për të marrë para nga njerëzit, për të abuzuar me fëmijët, vjedhin tokën, për të justifikuar urrejtjen”.

Pratt u pyet edhe për polemikat se ai ndoqi meshat në Kishën Hillsong.

Ai mohoi të ketë shkuar ndonjëherë në Hillsong, dhe se nuk njeh atë kishë.

Arsyeja se pse publiku kisht menduar se Chris Pratt është një njëri fetar, buron nga një nga “nëntë rregullat” që ai citoi gjatë pranimit të një çmimi në 2018 në MTV Movie dhe TV Awards.

Gjatë pranimi të çmimit ai tha se “Zoti është i vërtetë”, “Zoti të do, dhe se dëshiron më të mirën për ty. Besoje atë, unë e besoj”.

Chris Pratt.

Pratt tha për Men’s Health se “Ndoshta ishte turp për mua të ngrihesha në skenë dhe të thosha gjërat që thashë. Nuk jam i sigurt se kam prekur dikë.”

Reagimi i mëpasshëm kundër Pratt u bë tituj në vitin 2019 kur aktori Elliot Page kritikoi Pratt për pjesëmarrjen në një kishë “famëkeqe antiLGBTQ”.

Page më pas shtoi në Twitter se “Nëse jeni një aktor i famshëm dhe i përkisni një organizate që urren një grup të caktuar të njerëzve, mos u habitni nëse dikush thjesht pyet pse nuk adresohet. Të jesh antiLGBTQ është e gabuar, nuk ka dy anë. Dëmi që shkakton është i rëndë. Ndalesa e plotë. Dhurimi i dashurisë është për të gjithë.”

Pratt iu kundërpërgjigj në atë kohë komenteve të Page, duke thënë se “nuk mund të ishin më larg nga e vërteta” dhe tha se ai merr pjesë në një kishë “që ua hap dyert absolutisht të gjithëve”.

Ndërsa, Pratt i konfirmoi shkrimtarit të Men’s Health, Mickey Rapkin, se ai merr pjesë në Kishën Zoe në Los Anxhelos, megjithëse jo ekskluzivisht. Ndërsa, mediat e kanë përshkruar në mënyrë të paqartë kishën si një “degë e kishës Hillsong “.

Pratt është shfaqur në seritë e Amazon, Terminal List , që është publikuar më 1 korrik dhe Marvel’s Thor: Love and Thunder , që u shfaq në kinema me 8 korrik.

Chris-Pratt, dhe Chris-Hemsworth.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika