Është folur shumë për mbrëmjen e djeshme të çmimeve Oscar. Magjinë që solli Beyonce përmes performancës së saj, shuplaka e papritur e Will Smith kundrejt Chris Rock, ishin disa nga ngjarjet që karakterizuan natën e mbrëmshme.
Sigurisht, vëmendje iu kushtua edhe yjeve që kalonin nëpër tapetin e kuq me veshjet e tyre të përzgjedhura. Vëmendjen më të madhe morën çiftet më të famshëm të Hollywood-it, si:
Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey, për herë të parë kanë kaluar nëpër tapetin e kuq së bashku. Për këtë event, Michael dukej i mprehtë me një smoking të zi metalik, ndërsa, Lori mahniti me një fustan të shkëlqyeshëm, ngjyrë kremi. Çifti në fjalë janë në lidhje që nga nëntori i vitit 2020.
Penélope Cruz dhe Javier Bardem

Javier Bardem ka lavdëruar gruan e tij, Penélope Cruz, për nominimin e saj për aktoren më të mirë.
“Penelope bëri diçka të jashtëzakonshme, sepse ajo është nominuar për herë të dytë për një rol në spanjisht dhe e mbshtes atë”, ka thënë Bardem.
Denzel Washington and Pauletta Washington

Denzel Washington ka bërë historinë e Oscars me nominimin e tij për “Tragjedia e Makbethit”. Me 10 nominime, ai tani është aktori me ngjyrë më i nominuar.
Will Smith dhe Jada Pinkett Smith

Për punën e tij në filmin biografik “King Richard”, Will Smith ka fituar çmimin e tij të parë Oscar. Duke treguar mbështetjen e saj, Jada Pinkett Smith në fotot e saj në Instagram përpara ngjarjes ka shkruajtur, “Mbani gishtat të kryqëzuar”.
Kristen Stewart dhe Dylan Meyer

E nominuar për aktoren më të mirë në filmin “Spencer”, Kristen Stewart ka kaluar në tapetin e kuq me skenaristen Dylan Meyer. Stewart e ka konfirmuar fejesën e tyre në nëntor 2021.
Jamie Dornan dhe Amelia Warner

Jamie Dornan luan rolin e një bashkëshorti dhe një babai të përkushtuar në filmin e nominuar për Oscar “Belfast”. Ai ka kaluar në tapetin e kuq me gruan e tij, Amelia Warner, me të cilën ai ka tri vajza.