Çifti nga Zvicra vjen në Kosovë për të protestuar kundër Asociacionit

Një çift shqiptar së bashku me studentë janë mbledhur tashmë para Bibliotekës Kombëtare, ku pritet të fillojë marshi i paralajmëruar në shenjë kundërshtimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Çifti shqiptar nga Zvicra pnë marshin kundër Asociacionit ( Foto: Dea Dedinca)

Një çift shqiptar nga Zvicra janë parë para Bibliotekës Kombëtare disa minuta para nisjes së marshit kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ramiz Kryeziu është shprehur i bindur se studentët do të ndalojnë “planet që janë negative për Kosovën dhe do t’i tregojnë botës që nuk ndahen trojet shqipe”.

“Studentët gjithmonë kanë prirë, si për studentë, si për luftë. Tash shpresoj që i bëjnë do ndalesa e i ndalojnë do plane që janë negative për Kosovën. E me i tregu botës që nuk i ndajmë trojet shqiptare”, kështu është shprehur Ramiz Kryeziu.

Kryeziu së bashku me bashkëshorten e tij kanë ardhur për të protestuar kundër Asociacionit, në protestën që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Tashmë rreth 30 minuta më herët ka nisur grumbullimi i studentëve dhe i qytetarëve të tjerë për protestën kundër Asociacionit. Studentët nga komuna të ndryshme pritet t’i bashkëngjiten protestës me fillim nga ora 16:00. Para Bibliotekës Kombëtare kanë filluar të vijnë edhe njësi të Policisë së Kosovës.

Pamje nga nisja e marshit të studentëve kundër Asociacionit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika