Lotaria EuroMillions në Mbretërinë e Bashkuar tashmë ka fituesit e mëdhenj të çmimit prej 184 milionë funtash, çiftin Thwaite.
Joe dhe Jess Thwaite kanë fituar çmimin rekord prej 184 milionë e 262 mijë e 899 funtash. Fitorja do t’iu japë atyre “kohë për të ëndërruar”.
Rekordi i mëparshëm në tetor të vitit 2019-të ishte nga një fitues anonim i çmimit prej 170 milionë funtash, por çmimi i fituar nga çifti Thwaite, tashmë ka thyer rekordin e atij çmimi.
Dermot O’Leary, prezantuesi televiziv, prezantoi çiftin në një mënyrë të shkëlqyeshme të enjten e 19 majit.
Thwaite ishte duke shëtitur kafshët shtëpiake, kur mori lajmin që kishte fituar lotarinë. Ai tha se “nuk dinte çfarë të bënte” kur mori vesh se sa para kishin fituar, transmeton BBC, përcjell Portali D.
“Nuk mund të kthehesha për të fjetur, nuk doja ta zgjoja Xhesin, kështu që u shtriva aty për atë që dukej si përgjithmonë”, ka thënë ai.
“Kam kaluar ca kohë duke kërkuar prona pa kufi buxhetor, që ishte një risi”, kur alarmi i gruas ra, i thashë asaj “kam një sekret, kam diçka për të të thënë” shtoi fituesi i lotarisë së çmimit të madh.
Zonja Thwaite ka thënë se reagimi i saj fillestar ishte mosbesimi dhe ajo vendosi të vazhdonte me rutinën e saj, përpara se çifti të konfirmonte fitoren rekorde me operatorin e Lotarisë Kombëtare Camelot.
Ata kanë thënë se fitorja do t’u jepte atyre “kohë për të ndarë shumë përvoja dhe për të shkuar në aventura me familjen dhe miqtë”.
Zonja Thwaite tha se ata blenë pronën për t’u dhënë fëmijëve të tyre një “mënyrë jetese të tipit vendas”.
“Si shumë prindër, ne zgjohemi për t’u dhënë fëmijëve tanë gjithçka që mundemi,” shtoi ajo.
Kjo fitore dhe ky çmim fantastik do t’i japë çiftit paratë e nevojshme për të punuar në jetën që ata kanë ëndërruar.