Cila është puna e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës?

Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës është hapur zyrtarisht në vitin 2014, një institucion simotër me atë të Zagrebit, që është i pari në rajon

Psikiatri Shpend Haxhibeqiri

Në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, sonte u diskutua lidhur me punën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

I ftuar për të sqaruar punën e këtij institucioni ishte drejtori i tij, psikiatri Shpend Haxhibeqiri.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës është hapur zyrtarisht në vitin 2014, një institucion simotër me atë të Zagrebit, që është i pari në rajon.

Psikiatri deklaroi se në fillimet e tij institucioni ishte mjaft i vogël dhe me pak staf, mirëpo me kohën është rritur, dhe tani kapaciteti është 36 shtretër, dhe ku punojnë 7 psikiatra, 19 infermierë, 2 psikologë dhe 2 punëtorë socialë.

Haxhibeqiri theksoi se në këtë institucion trajtohen të gjithë ata persona që kanë kryer vepër penale, por që kanë një problem të çrregullimit mendor. Këto trajtime sipas psikiatrit ata i bëjnë vetëm me urdhër të gjykatës, kërkesa të prokurorisë apo autoriteteve tjera të sigurisë dhe në shërbim të sistemit ligjor, dhe nuk punojnë me njerëzit e rëndomtë.

Për emisionin e plotë, mund të klikoni në linkun në vazhdim:

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika