Cila është rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme dhe pse duhet bërë testi i Intolerancës ushqimore? Flet Nutricionisti Besnik Humolli

Zgjedhjet ushqimore që bëni çdo ditë ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj. Ushqyerja e shëndetshme është pjesë integrale e rëndësishme e një jete të shëndetshme në tërësi

Foto ilustruese

Një dietë e mirëbalancuar, e ushqyeshme, e kombinuar me aktivitet të moderuar fizik është baza e një shëndeti të mirë.

Shprehja “ha sa duash nga një ushqim i caktuar se nuk të shëndoshë” nuk ka të bëjë, aspak me realitetin thotë nutricionisti dhe trajneri i fitnesit, Besnik Humollit e që sipas tij  “çdo ushqim përmban kalori dhe çdo kalori e konsumuar ndikon në mbushjen e rezervuarit, çdo rezervuar i stërmbushur ndikon ne deponimin e kilogramëve dhe çdo kilogram i tepërt ndikon në shëndoshjen tonë”.

Por sipas Humollit, për të vërtetuar rreth disa ushqimeve që cilësohen të shëndetshme mund të shkaktojnë reaksione alergjike, fryerje, djegësim, nervoze, dhimbje dhe diskomforte tjera në trupin tonë.

Testi i intolerancës ushqimore rekomandohet sipas Humollit ku në bazë të testit hartohet edhe plani ushqimor.

Në listën e ushqimeve të cilat cilësohen “intolerant” edhe pse aty mund të bëjnë pjese: veza, qumështi, djathi, mishi i pulës, lopes, etj. është mirë të mënjanohet konsumimi i tyre sepse ato ushqime nuk absorbohen mirë nga organizmi jonë dhe sipas Trajnerit të fitnesit, Besnik Humolli “ato nuk janë të dobishme për shëndetin tonë”.

Nutricionisti dhe trajneri i fitnesit, Besnik Humolli

Intervista e detajuar me nutricionistin dhe trajnerin e fitnesit, Besnik Humoll lexoni më poshtë

Dukagjini: A lejohet ta teprojmë me ushqim gjatë festave, kur kemi për qëllim mbajtjen e trupit në formë ?

Humolli: Ushqimi duhet të jetë i rregulltë dhe i zgjedhur gjatë gjithë kohës sepse në bazë të ushqyeshmërisë funksionon trupi dhe mendja jone. Gjatë festave mund të ia lejojmë vetes një shujtë më tepër por jo ta ndryshojmë të gjithë menunë-planin e ushqimit, sidomos kur kemi për qellim mbajtjen e trupit në formë!

Dukagjini: Pse gjatë festave shtojmë peshë dhe si ta balancojmë ushqimin e tepërt ?

Humolli: Ushqimet që përdorim gjatë festave zakonisht kanë me tepër kalori se ushqimet e përditshme, dhe për këtë arsye ndikojnë në shtimin e peshës. Për të balancuar kaloritë – ushqimin e tepërt duhet të rrisim aktivitetin fizik sepse na mundëson ti djegim kaloritë – ushqimin e tepërt. Pra nëse dëshironi që gjatë festave pijet dhe ushqimi i tepërt mos të ndikojë negativisht në peshën tuaj atëherë praktikoni apo rrisni aktivitetin fizik si: ecje, vrapim, ushtrime fitnesi, etj.

Dukagjini: Sa luan rol sasia dhe sa cilësia tek ushqyeshmëria ?

Humolli: Sasia luan rol kryesor sa i përket ushqyeshmëriseë, sepse në bazë të sasisë së ushqimit përcaktohet edhe pesha e trupit tonë, kurse sa i përket cilësisë është po ashtu shumë e rëndësishme sepse në bazë të cilësisë së ushqimit përcaktohet performanca jonë, pra si ndihemi fizikisht dhe psiqikisht gjatë ditës.

Dukagjini: A është e vërtetë shprehja “ha sa duash nga ky ushqim se nuk të shëndoshë” ?

Humolli: Të gjithë ne kemi metabolizmin tonë unik dhe në bazë të metabolizmit dhe kodit gjenetik kemi të përcaktuar edhe sasinë e ushqimit që mund ta konsumojmë përgjatë 24 orëve. Sasia e ushqimit që ne konsumojmë matet me kalori kurse sa kalori – sasi na duhen gjatë ditës matet me pajisje të veçanta mjekësore siç është Inbody, tanita, anovator, etj. Me fjalë tjera çdo njeri ka rezervuarin e tij të ushqimit pra ka një sasi të limituar të ushqimit që mund ta metabolizoj. Shprehja “ha sa duash nga një ushqim i caktuar se nuk të shëndoshë” nuk ka të bëjë aspak me realitetin sepse çdo ushqim përmban kalori dhe çdo kalori e konsumuar ndikon në mbushjen e rezervuarit, çdo rezervuar i stërmbushur ndikon ne deponimin e kilogramëve dhe çdo kilogram i tepërt ndikon në shëndoshjen tonë.

Dukagjini: Si ti dallojmë cilat ushqime janë të shëndetshme dhe cilat jo për shëndetin tonë?

Humolli: Shpeshherë disa ushqime të cilat cilësohen si të shëndetshme mund të shkaktojnë reaksione alergjike, fryerje, djegësim, nervoze, dhimbje dhe diskomforte tjera në trupin tonë. Për të ditur më mirë dhe më sakë cili ushqim është i dobishëm për shëndetin tonë duhet të bëjmë testin e intolerancës ushqimore dhe në bazë të testit të hartohet edhe plani ushqimor. Në listën e ushqimeve të cilat cilësohen “intolerant” edhe pse aty mund të bëjnë pjese: veza, qumështi, djathi, mishi i pulës, lopes, etj. është mirë të mënjanohet konsumimi i tyre sepse ato ushqime nuk absorbohen mirë nga organizmi jonë andaj edhe nuk janë të dobishme për shëndetin tonë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika