Cilat janë anët pozitive dhe negative të ligjit të pagës minimale?

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar ligjin për pagën minimale në vlerë 264 euro. Ky vendim është i paligjshëm dhe i dëmshëm sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ekonomisti Naim Huruglica argumenton se paga minimale ka si synim të caktojë një minimum mbrojtës për punëtorët, ndërsa ekonomisti Safet Gërxhaliu e konsideron këtë ligj në kundërshtim me ligjin e pagave

Kuvendi i Republikës së Kosovës të enjten e 13 korrikut e ka miratuar ligjin për pagën e minimale. Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Kjo vlerë e pagës ishte kundërshtuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, që kishte rekomanduar se kjo pagë duhet të jetë 450 euro.

Miratimi i ligjit në fjalë ka pasur jo pak kundërshtime. Një nga kundërshtuesit e tij është edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili në një prononcim për Portalin Dukagjini ka thënë se vendimi për pagën minimale të miratuar nga Kuvendi është i jashtëligjshëm.

“Ky vendim i Kuvendit të Kosovës për pagën minimale është i jashtëligjshëm. Ndërsa dhe Komisionin Parlamentar i ka propozuar që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro dhe për vitin 2024 të jetë 500 euro”, ka theksuar Azemi.

Sipas tij, vendimi për rritjen e pagës minimale në vetëm 264 euro bruto u ka bërë dëme institucioneve të Kosovës.

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat

“Ne dhe vitin e kaluar u kemi dhënë argumente se nuk mund të jetohet me këtë pagë dhe se njerëzit nuk punojë ma për këtë pagë”, ka shtuar ai.

Për dallim nga Azemi, ekonomisti Naim Huruglica thotë se “Paga minimale gjithmonë e ka si synim ta caktojë një minimum mbrojtës në kuptimin që mos me ardhë deri te pagesat shumë të ulëta për punëtorët”.

Më tutje, ai ka thënë se kjo pagë në praktikë nuk e arrin qëllimin 100 për qind.

“Për shkak se tregu e rregullon pagën dhe jo ligji. Por nëse punëtorët paguhen më pak se kjo, ata mund ta raportojnë në inspektorat”, ka thënë ekonomisti Naim Huruglicia.

Ai ka treguar edhe anët e tjera pozitive të miratimit të pagës minimale prej 264 eurosh nga Kuvendi i Kosovës.

Naim Huruglica, ekonomist

“Ajo çfarë e kam parë unë pozitive është rritur pragu i lirimit prej tatimeve në të ardhura, ku përpara ka qenë prej 80 euro në muaj tatimi ka qenë në zero, por tani është bërë 264 euro, dhe tatimi do të jetë në zero, unë mendoj që kjo është një nxitje që kompanitë t’i deklarojnë pagat reale ose edhe me të mëdha. Për shkak se kjo do t’iu ndihet si shpenzim dhe nuk do të obligohen të paguajnë tatim deri në vlerën e 264 euro”, ka sqaruar Huruglica.

Kurse, ekonomisti Safet Gërxhaliu nuk sheh anë pozitive të rritjes së pagës minimale në 264 euro. Sipas tij, ky ligj nuk i ka plotësuar kushtet e duhura dhe se është bërë me nguti.

“Ky ligj është në kundërshtim me ligjin e pagave, është bërë me nguti, dhe nuk ka pasur debat publik dhe e katërta, kurdo që t’i adresohemi Gjykatës Kushtuese, ky ligj rrëzohet”.

Më tej, ai ka thënë paga minimale e miratuar do të shkaktojë dëme, pasi është në kundërshtim me ligjin e pagave.

Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve ekonomike

“Ligji i pagave e parasheh koeficientin prej 105 eurove me faktin që disa institucione  e kanë koeficientin 2 bie në kundërshtim me ligjin e pagës minimale për shkak të pagës prej 210 eurove”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova ka potencial që ta bëjë pagën minimale me të lartë, por, sipas tij, mungon gatishmëria politike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika