Jemi pothuajse në fund të vitit 2023, por ndarjet në showbiz kanë qenë vërtet të shumta.
Jo vetëm nga showbizi i huaj, por edhe ai shqiptar. Çifte shumë të famshëm i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave dhe Portali Dukagjini ju sjell më poshtë një listë për t’jua rikujtuar ndarjet e këtij viti.
Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari
Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit. Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë.
Çifti së fundmi u nda dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund.
Gresa Hoti dhe Andi Artani
Prej kohësh përflitej për një krizë të mundshme të çiftit që u njoh në Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani. Por u raportua së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.
Prive ka raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Meti Alshiqi dhe Blerta
Një tjetër ish-banor, por këtë herë i Big Brother Albania i dha fund martesës këtë vit. Pak kohë më parë mediat raportuan se Meti Alshiqi është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta. Meti i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e konfirmon edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.
Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh
Një tjetër ndarje në showbizin shqiptar është e ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi. Mediat raportuan pak javë më parë se Drenusha është ndarë nga burri, biznesmeni Atilla Kardesh me të cilin ishte në një raport prej plot dhjetë vitesh.
Ndarjet vazhdojnë edhe në showbizin e huaj, kur vetëm pak ditë para se të vinte në Shqipëri, Ricky Martin u nda nga bashkëshorti i tij piktori suedez Jëan Yosef. Ata i kanë dhënë fund gjashtë viteve martesë. Të dy shpjeguan se, pavarësisht divorcit, ende i bashkon një “miqësi e vërtetë” që shpresojnë ta ruajnë në të ardhmen.
Olsi Bylyku dhe Egli Tako
Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediet, ndërsa më pas u konfirmua nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen.
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur, në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional. Dafonës nuk iu desh shumë kohë për të hapur zemrën dhe për të dashuruar sërish. Në portale qarkullon lajmi se do të martohet vitin tjetër me partnerin aktual, kurse për Dj. Geek nuk dihet asgjë.
Fero dhe Arbenita
E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën, pas denoncimeve të kësaj të fundit për dhunë fizike nga ana e rreperit. Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.
Ariana Grande dhe Dalton Gomez
Pas 2 vitesh martesë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj agjenti i pasurive të patundshme luksoze, Dalton Gomez u divorcuan. Burime pranë tyre deklaruan se çifti e mori këtë vendim së bashku.
Bella Hadid dhe Marc Kalman
Pas 2 vitesh lidhje, supermodelja Bella Hadid i dha fund romancës me partnerin Marc Kalman. Ndarja e modeles erdhi pasi ajo po përballet me probleme shëndetësore që e shtynë atë të marrë pak kohë për të pushuar. 26-vjeçarja po merr trajtim mjekësor për shkak të sëmundjes Lyme.
Cher dhe Alexander Edwards
Pas 6 muajve bashkë, i dhanë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur këngëtarja e madhe, Cher dhe Alexander Edwards. Burime pranë ish-çiftit thanë për TMZ se ata i dhanë fund gjërave disa javë më parë, megjithëse aktualisht është e paqartë se çfarë ishte shkaku i ndarjes ose kush vendosi i pari t’i japë fund.
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë ndarë pas 7 vitesh martesë. Një burim i afërt i tyre tha se kohët e fundit ata kishin filluar të distancoheshin nga njëri-tjetri. Sipas burimeve pranë gazetës britanike “Daily Mail” bukuroshja dhe aktori u larguan gradualisht nga njëri-tjetri për shkak të karaktereve të ndryshme.
Rosalias nga Rauw Alejandro
Dhe ndarja më e fundit ishte e Rosalias nga Rauw Alejandro. Ata janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku. Çifti i dha fund vetëm 3 muaj pasi kishin shpallur fejesën.
Bebe Rexha dhe Keyan Safyari
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu i dha fund lidhjes me regjisorin dhe producentin, Keyan Safyari. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebe-s nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari më vonë sqaroi se thjesht ishte treguar i sinqertë me të dhe se kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për t’u ndarë.