Cilat janë gjetjet e ZKA-së për 4 komunat veriore?

Në raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për 4 komunat veriore del që të gjeturat i kanë pothuajse të njëjta. Në asnjërën nga komunat nuk paguhet tatimi në pronë dhe tatime tjera, nuk dihet numri i saktë i punëtorëve të komunave, nuk dihen pasuritë e paluajtshme të tyre, dhe vërehet rënie drastike e shpenzimeve në krahasim me vitet e kaluara

Që nga 25 maji i 2023-s kur u betua, me komunën e Zubin Potokut udhëheq Izmir Zeqiri.

Andaj, për raportin e saj për këtë komunë Zyra Kombëtare e Auditimit, informacione kërkoi nga ai dhe kabineti i tij.

E në raportin e publikuar del se në këtë komunë, ende nuk mbledhin te hyra nga taksat e pronës dhe lejet e ndërtimit, për shkak të mos miratimit të  rregullores së brendshme.

Në faqe 4: B, Raporti problem e sheh, mos paraqitjen financiare për vitin 2021 dhe 2022, që të ketë krahasueshmëri mes vete.

ZKA vërejti se për 5 subvencione dhe transfere shuma është paraqitur 55 mijë euro nga komuna, që duhet të ishte  80 mijë, sipas auditorit.

Buxheti për shpenzimet kapitale kap vlerën prej 154 mijë euro, dhe nuk është paraqitur fare nga komuna.

Mungojnë të hyrat nga tatimet përmes gjobave të Policisë së Kosovës.

Nuk dihet numri total i punëtorëve në Komunën e Zubin Potokut, me këtë edhe mungesa e dëshmive për vijueshmërinë në punë.

Në faqen 16, Buxheti ishte paraparë të jetë afro 3 milionë euro, e ai final u miratua afro 1 milion e 100 mijë euro, kjo pas reduktimit të grantit të qeverisë në vlerë prej afro 2 milionë euro.

Ky buxhet u shpenzua 86% në paga dhe mëditje, 6% në subvencione dhe 6% të tjera në mallra.

Për këto mangësi një sqarim ka, Izmir Zeqiri.

“I kemi trashegu, pra jemi duke u munduar te rregullojmë por edhe nuk po kemi staf edhe janë shumë gjera përnjëherë, ne kryesisht jemi të fokusuar në emërime dhe rritje të stafit”, ka thënë Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut.

Probleme të ngjashme thuajse ka edhe Mitrovica e Veriut.

Në vitin 2023 nuk kishte krijuar regjistër të pasurive nën dhe mbi 1000 euro, kjo për shkak të dorëheqjës së stafit dhe pamundësisë për rekrutimin e stafit të ri.

Mitrovica e Veriut

As në këtë komunë nuk paguhet tatimi në pronë.

Komuna gjatë 2023-s ka angazhuar 17  punëtorë për shërbime të veçanta pa ndjekur procedurat ligjore.

Lidhur me këto gjetje te ZKA-së, nga komuna nuk u lajmëruan në thirrjet e televizionit.

Njëjtë qëndron edhe komuna tjetër veriore, ajo e Zveçanit.

Ndër shqetësimet kryesore mbetet mos regjistrimi i pasurive të komunës, e cila arsyetohet me mos paraqitjen e raporteve nga kryetarët e mëparshëm.

Edhe  kjo komunë pati shpenzime më të vogla se vitet e kaluara dhe 77% e buxhetit njësoj shkoi për paga e mëditje.

Leposaviqi kishte 6 rekomandime nga ZKA, nga to 3 të reja.

ZKA gjen problem në raportimin e llogarive të arkëtueshme, mos pagesa e tatimeve, angazhimi i zyrtarëve pa procedura adekuate, në 15 raste, mungesa e vijueshmërisë në punë, mos themelimi i Auditimit të Brendshëm.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika