Cilat janë procedurat për të marrë leje për armë zjarri?

Procedurat për marrjen e lejes për armë zjarri zgjasin deri në dy muaj, gjë që po konsiderohet goxha bezdisëse për qytetarët të cilët zgjedhin të mbajnë armë, përkundër kësaj ekspertët e sigurisë thonë që kjo rregullore nuk duhet ndryshuar, veç që për armët që qytetarët kanë aktualisht pa leje duhet të lejohet një amnisti që i paraprinë dhënies së lejes

Shkrepje të tilla të armës bëhen nën kontroll nga instruktorët nëpër poligone.

Por, këso lloj gjuajtje që të kryhen vet duhet marrë leje nga shteti, të cilave i paraprinë një sërë trajnime teorike e praktike.

Procedurat fillestare që duhet ndjekur një qytetar për tu pajisur me leje për përdorim me armë zjarri tregon instruktori Osman Hajrizi.

“Duhet të ketë të kaluar kriminale të pastër, nuk duhet të jetë person që është marrë me ndonjë krim, duhet të ketë zotësi të plotë juridike për veprim, duhet të ketë aftësi mendore dhe fizike që dëshmohet përmes certifikatës së mjekut,” thotë Osman Hajrizi, instruktor për pajisje me leje për armë zjarri.

Këto dokumente nxirren vetëm për tu lejuar për të hyrë në trajnimet për marrjen e lejes për armë.

Kështu u vije radha mësimit në teori e praktikë, në të cilat janë disa nivele që duhet arritur pas kryerjes së trajnimit.

“Vjen në pjesën teorike, duhet të i ketë arritur 70 pikë pjeses teorike për me qenë testi i kalueshëm. E kalon kushtin me dal në gjuajtje me armë zjarri, këtu duhet të ketë njohuri edhe për përdorim të armës, zbatim rregullat e sigurisë, edhe në gjuajtje me armë zjarri duhet të i bëjë 70 pikë,” shton Hajrizi.

Por, sipas ekspertëve të sigurisë këto procedura që zgjasin deri në dy muaj për qytetarët mund të jenë bezdisëse.

Andaj, refuzojnë t’i nënshtrohen këtyre testimeve dhe mbajnë në duart e tyre armë pa leje.

Megjithkëtë, eksperti i sigurisë Valdet Hoxha, nuk është për ndryshim të kësaj rregullore.

Ai thotë se ka një opsion sipas të cilit qytetarët që kanë armë pa leje do të mund t’i kthenin tek shteti, pa u ndjekur penalisht e pastaj të hynin në procedurë të lejes.

“Duhet të ketë një plan strikt nga institucionet e Kosovës, ndoshta një amnisti totale për kthimin e armëve, dhe pastaj të ketë një plan të qartë për të pajisur me leje qytetarët e interesuar,” thotë Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.

Policia e Kosovës në vitin 2023 ka konfiskuar 1,392 armë zjarri pa leje.

Ani pse nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë raport serioz se sa armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës, numri i tyre mendohet të jetë diku rreth 200,000 sipas shoqërisë civile.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika