Cilat janë rrugët me rrezikshmëri më të lartë pas reshjeve të borës në Kosovë? Flasin nga Ministria e Infrastrukturës

Qamil Feka nga Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës ka informuar për rrugët me rrezikshmëri më të lartë në Kosovë pas reshjeve të dendura të borës, ai ka thënë se rrugë me rrezikshmërinë me të larë janë rruga nga Podujeve, Kërpimeh, Bajgore, Mitrovicë dhe rruga për Prevallë

Qamil Feka nga departamenti i menaxhimit të rrugëve në ministrinë e Infrastrukturës, për Radio Dukagjinin ka treguar se cilat janë rrugët me të rrezikshme për qarkullim pas reshjeve të dendura të borës në Kosovë.

Ai ka thënë se pavarësisht që sot në të gjitha rrugët e Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit ka pasur reshje të borës ekipet e mirëmbajtëseje së rrugëve janë në terren.

“Të gjitha kompanitë e kontraktura janë në terren nëpër rrugët rajonale nacionale, nëpër autoudhët  dhe të gjitha rrugët të cilat janë nën përgjegjësin e ministrisë së infrastrukturës ekipet janë në terren”, ka thënë Feka.

Më tej ai ka thënë se nuk ka as një rrugë e cila është e bllokuar nga reshjet e borës.

“Nuk kemi rrugë të pa kalueshme por vetëm kemi rrugë me rrezikshmëri pak ma të lartë”, ka thënë ai.

Ndërsa sipas tij rrugë me rrezikshmëri është rruga nga Podujeve, Kërpimeh, Bajgore, Mitrovicë.

“Rruga për Prevallë është me rrezikshmëri të lartë në të cilën qarkullim duhet të jetë shumë më  kujdesshme”

Ai ka përfunduar duke thënë se të gjitha ekipet e mirëmbajtjes janë në terren për t’i mbajtur rrugët e hapura dhe për ta minimizuar rrezikshmërinë.

“Borë në Gusht nuk bie”, Haradinaj i fton qeveritarët që të dalin ta shohin gjendjen

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika