Cilat janë tri ushqimet që bllokojnë arteriet?

fotoilustrim

Për të zbuluar disa nga ushqimet më të këqija të mëngjesit që bllokojnë arteriet , ka folur dietistja Krutika Nanavati. Ajo ka thënë se drithërat e sheqerosura, mishrat e përpunuar dhe artikujt e ëmbël me brum janë ndër faktorët kryesor që ndikojnë në sëmundjet e zemrës.

Drithërat e sheqerosura

Drithërat e përpunuara me shije të ndryshme mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer dhe e shijshme për një mëngjes të shpejtë.

Por ato janë shumë të rrezikshme për shkak se përmbajnë shumë sheqer dhe u shtohen edhe shije artificiale. Kjo mund të ndikojë në edhe në sëmundjet e zemrës.

Mishi i përpunuar

Zemra nuk i do mishrat e përpunuar. Nanavati thotë se mishi i përpunuar është një nga ushqimet më të këqija të mëngjesit për arteriet.

“Mishrat e përpunuar si salçiçet dhe proshutat janë një tjetër bazë e zakonshme e mëngjesit që mund të bllokojë arteriet”, thotë ajo. “Miushi përmban shumë yndyrna të ngopura, të cilat mund të rrisin kolesterolin tuaj të keq, duke rezultuar në një shëndet të dobët të zemrës”.

Brumërat me sheqer apo ëmbëlsirat

Nanavati thotë se brumërat e pjekura me sheqer apo ëmbëlsirat, të cilat janë të mbushura me karbohidrate të dëmshme të rafinuara, duhet të shmangen nëse doni të mbani shëndetin tuaj të zemrës në formë të shkëlqyer.

“Këto substanca mund të shkaktojnë inflamacion dhe një grumbullim të depozitave yndyrore në arteriet tuaja, duke çuar në sëmundje të zemrës. Një alternativë më e shëndetshme do të ishin ‘muffinsat’ e bërë në shtëpi ose buka e bërë nga drithëra të plota, arra dhe fara”.

Brumërat

Gjithashtu ka edhe shumë faktorë që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të zemrës. Gjëra të tilla si ushtrimet, niveli i stresit e gjumi luajnë një rol të rëndësishëm.

Megjithatë, dieta juaj është një nga aspektet më vendimtare të shëndetit tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për zemrën tuaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika