Cilat janë vendimet e MSH-së për kategoritë e rrezikuara nga temperaturat e larta?

Të premten më 12 korrik, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim pas rekomandimeve të marra nga Agjensioni i Ministrisë së Shëndetësisë, nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Për kufizimin e punës në disa kategori që janë të rrezikuara nga temperaturat e larta. Vendimi përbën lirimin nga puna ose punë nga shtëpia për shtatzënat, personat me sëmundje kronike me orar të shkurtuar, dhe të ndalohet puna në ndërtimtari nga ora 11-17 ndaj ekspozimit direkt në rrezet e diellit.  Në vazhdimësi janë dhënë rekomandime për qytetarët”, u shpreh Dafina Gexha- Bunjaku.

Sa i përket rritjes së fluksit të pacientëve dhe stacionarëve, Gexha-Bunjaku u shpreh se “ nuk ka pasur nevojë për krijimin e stacionarëve në terren” dhe se “mjaftojnë” Institucionet Shëndetësore për shërbime ndaj pacientëve.

Gexha-Bunjaku u shpreh se kërkesat ka pasur, por jo për t’i tejkaluar shifrat normale.

“Këto masa do të jenë nga 13-20 korrik dhe do të rishqyrtohet dhe fillimisht nga të dhënat e Institutit Hidrometerologjik dhe rekomandimet e IKSHPK-së për shëndetin e qytetarëve tanë.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika