Cilat janë veprat penale që u kryen më së shumti në veri gjatë këtij viti?

Kanosja, armëmbajtja pa leje dhe zjarrvënia janë ndër veprat penale që janë kryer më së shumti gjatë këtij viti në katër komunat veriore në Kosovë. Secila prej tyre ka ndodhur dhjetëra herë, andaj njohës të çështjeve të sigurisë janë të mendimit se institucionet e sigurisë duhet të mbajnë ritmin e realizimit të aktiviteteve. Në të kundërtën ata parashohin rrezik për shtimin e rasteve të veprave të rënda

Vëmendja më e madhe e institucioneve të sigurisë vitet e fundit është në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Kjo për shkak të sfidimit të shpeshtë të rendit dhe sundimit tëligjit nga banda kriminale serbe.

Pos rastit ekstrem të vitit të kaluar kur u krye sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, një sulm po ashtu i vlerësuar terrorist i krye muajin e kaluar ndaj infrastrukturës kritike në Zubin Potok.

Në të dhënat e publikuara të premten nga vet drejtues të Policisë së Kosovës në veri, një ndër veprat më të shpeshta në atë zonë është kanosja, gjithsej 67 raste.

Pashmangshëm të shpeshta janë rastet e gjetjes së armëve të zjarrit. Policia është përballur 79 herë me raste të tilla në komunat veriore.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, reduktimi i aktiviteteve të policisë atje, do të rrezikonte shtimin e këtyre rasteve.

“Veprime të tjera të cilat ndërlidhen kryesisht me aktivitetet e grupit terrorist të Milan Radojçiq-it me elemente të krimit të organizuar mund të presim veprime më 2025-tën në rast se do të kemi zmbrapsje të aktivitetit policor në pjesën veriore”, ka thënë Drizan Shala – Njohës i sigurisë.

Një ndër veprat tjera që kanë marrë vëmendjen e institucioneve të sigurisë është edhe zjarrvënie.

Kryesisht target kanë qenë veturat e qytetarëve të komunitetit serb që janë besnik ndaj institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunojnë me to.

Sipas njohësit tjetër të sigurisë, Arben Dashevci këto aktivitete kanë emër dhe mbiemër.

“E shoh si copëza të grupeve kriminale që dirigjohen gjithmonë nga jashtë dhe në këtë rast sipas mendimit tim gjithmonë dhe çdoherë nga Serbia në krye me kriminelin, Radoiçiq dhe grupet e tij që janë të shpallura tashmë terroriste për Republikën e Kosovës”, ka thënë Arben Dashevci – Njohës i sigurisë.

Në këto komuna, në bazë të dhënave të Policisë kanë mbizotëruar edhe vjedhjet. Gjatë këtij viti janë regjistruar 50 raste të vjedhjes së rëndë, kurse 34 raste të cilësuara vetëm si vjedhje.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika