Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka propozuar për miratimin e projektligjit për krijimin e Institutit për krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili do të ketë mandat t’i trajtojë vetëm rastet në periudhën kohore, nga janari i vitit 1999 deri më 20 qershor të vitit 1999.
“Dokumentimi i këtyre krimeve dhe verifikimi i të dhënëve dëshmojnë krimet e kryera, i kontribuojnë në veçanti përmbushjes së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtën në drejtësi, të drejtë për reparacion dhe për garantimin e mospërsëritjes”.
Sipas saj, ky projektligji trajton, rregullon punët e Institutit, ia përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë, e i cili do të jetë “si Agjenci ekzekutive në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës”.
Më tej, ajo ka treguar se organizimi i brendshëm i këtij instituti do të rregullohet me akte nënligjore.