Cilat shtete qëndrojnë pas sulmeve kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës? Flet Kujtim Gashi

Sipas Kujtimi Gashit, ish-drejtor i ASHI-së, institucionet e Kosovës, kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe në të kaluarën. Ai ka treguar se sulmet e tilla vijnë nga shtete jo mike të Kosovës

Kujtim Gashi, ish-drejtori i Agjencisë  Shoqërisë Informacionit(AShI),

“Sulmet kibernetike ndaj Kosovës, zakonisht vijën nga shtetet jo mike dhe kjo është adresa që përpiqemi të identifikojmë dhe të marrin masa stafi ekspert i agjencisë së informacionit, që të parandalojnë dhe t’i kufizojnë sulmet”, kështu ka treguar për RTV Dukagjini, ish-drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit(AShI), Kujtim Gashi.

Gashi, ka thënë se ASHI-ja e ka për obligimi ofrimin e sigurisë kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës. Nuk është hera e parë që kjo agjenci ballafaqohet me sulme të tilla, por këto të fundi për të janë më intensive.

Më tej, Gashi ka treguar se “Agjencia e Shoqërore e Informacionit është përgjegjëse për sigurinë kibernetike në Kosovë”.

Pse mund t’i ekspozohet sulmeve kibernetike ASHI, sipas tij, është se ajo ka përgjegjësi në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetareve por dhe për shkaka se ajo është më përgjegjëse e platformës e-Kosova, e cila është për shërbime ndaj qytetarëve.

Tutje, Gashi ka folur edhe si është ndërtuar sistemi i sigurisë kibernetike në Kosovë.

“Rrjeti shtetëror në Kosovë funksionon si një rrjet i qendërzuar dhe ka një nivel të sigurisë sepse sistemet e ndjeshme nuk kanë dalje në internet ato, ofrojnë shërbime vetëm brenda rrjeti të infrastrukturës shtetërore pa pas dalje në internet dhe kjo e ka ngritur nivelin e sigurisë”.

Sipas tij rreth 1mijë lokacione janë të cilat kanë qasje në rrjetin shtetëror brenda Kosovës.

A mund t’i zbulojë sulmet kibernetike Kosova?

Gashi është përgjigjur se Kosova sipas tij që nga vitit 2013 ka thënë se i ka kuadrot e duhura për  këtë dhe ka pasur sulme por jo dhe sukses pasi për të në këtë luajnë rol dhe sistemet.

“Sulmet mund  të zbulohen në bazë të IP-jave, por jo çdo herë sepse IP-ja mund të jenë dhe  të pasakta pasi ata e kamuflojnë adresën nga sulmojnë ”, ka deklaruar Gashi në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Ndërkohë ai ka shtuar Kosova i ka identifikuar se nga i kanë ardhur sulmet kibernetike.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika