Ministri Aliu: Evropa Nostra dëmtoi imazhin e Kosovës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Evropa Nostra kishte dëmtuar vitin e kaular imazhin e Kosovës pa pasur të dhënë nga Policia e Kosovës ose KFORI apo nga institucionet e sigurisë në Kosovë. Sipas Aliut, publikimet e tyre ishin të pabazuara dhe pa fakte

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Evropa Nostra kishte dëmtuar imazhin e Kosovës me disa të dhënë që nuk i dihet se ku i kishte marrë.

Ministri Aliu për çështjen e Manastirit të Deçanit, ka thënë se kishin ardhur përfaqësuesit Evropa Nostra, të cilët ishin takuar me të dhe me ministrin Çeku, sipas të cilëve ky manastir cilësohej si i rrezikuar.

Ministri Aliu lidhur me këtë vizitë tha se takimi ishte i mirëseardhur për shkak se Manastiri i Deçanit ishte shpallur si një nga 7 monumentet e rrezikuara. Vendimi ishte publikuar vitin që shkoi nga Evropa Nostra, sipas të cilit, Manastiri rrezikohet nga elementët ekstremistë që lidhen me radikalizmin fetarë që përmendet organizata ISIS.

“Ky ka qenë dëmtim i jashtëzakonshëm i imazhit të Republikës së Kosovës, ndonëse nuk kishte asnjë bazë, asnjë fakt të vetëm, nuk di as prej nga e kanë marrë a si ka buruar kjo e dhënë, pa kontaktuar as organet e sigurisë në Kosovë, qoftë Policinë ë Kosovës, qoftë KFOR-in, qoftë institucionet që merren me trashëgiminë kulturore”

“Thjesht kanë publikuar një shpallje të tillë për Manastirin e Deçanit, që ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Aliu në RTK.

Lidhur me këtë çështje, ministri Aliu ka sqaruar se edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar përmes letrave dërguar atyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Veç kësaj kanë insistuar të kenë takime, por deri më tani nuk ka pasur.

“Ne ua shprehëm shqetësimin tonë, faktin që është dëmtuar imazhi i Republikës së Kosovës, ndërkohë që ata thanë që ende nuk ka raport të plotë për këtë çështje”, ka shtuar ministri Aliu.

Ndërkohë, ai theksoi se nuk mund t’i lihet objekti i trashëgimisë kulturore në dorën e një kleri fetar, sikundër ka ndodhur në Patrikanën e Pejës, që kleri fetar ka dëmtuar objektin e trashëgimisë kulturore, sepse është objekt kulturor me vlerë botërore, që duhet trajtuar profesionalisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika