Cilët janë 17 udbashët që përmendi Selatin Novosella?

Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini emrat e 17 udbashëve torturues

Selatin Novosella, ish- i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për veprimtarinë tij dhe për arrestimin e torturat e përjetuara nga regjimi i jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB.

Novosella ka përmendur emrat e hetuesve shqiptarë, të cilët kishin torturuar atë dhe shokët e tij në vitin 1975.

“Ishin, Muharrem Dana, Ibush Kllokoqi, Asllan Sllamniku, Hasan Mehmeti, Jusuf Karakushi, Mehmet Haskaj, Bafti Jakupi, Shefqet Hashani, Zenun Shala, Naip Hoxha, Refik Tashi, Metush Sadiku, Zejnullah Shala, Faik Nura, Shefqet Obri dhe Metë Kuçi”.

Ai ka thënë se këta ishin udbashët shqiptarë “torturues”.

“Formalisht kanë qenë hetues…për mua që e kam provuar nga afër pa dyshim që ishte me elemente sadiste… pa dyshim Asllan Sllamniku,” shtoi ai.

Novosella thotë se udbashët i kërkonin që t’i pranonte ato që i kërkonin nga ai ose do ta dërgonin në periferi të Prishtinës dhe do t’ia hapnin një varr e do ta vranin aty.

“Ishin dy tortura, njëra ishte psiqike me fyerje të cilat njeriu normal nuk mund t’i bëjë…fantazia jonë, imagjinata jonë nuk mund të thotë çka në raste të tilla kur je me dry mshelun, janë 3-4 udbashë,… por e nxirrshin revolen me tregu që e kem këtu…dhe të thonin kështu ti Selatin Novosella, ose ke me i pranu të gjitha ato që ne po i kërkojmë prej teje për ty dhe për shokët tu ose kemi me të qitë në periferi të Prishtinës, kemi me ta dhanë kazmen edhe kacinë, ke me qelë një vorr 1 metër me 2 e kemi me të vra e kem me të qit qaty”.

“Kena me të qit ndoshta në kufi me Shqipërinë, atje kem me ta lënë kufomën me bë me dije që ke dashtë me ikë në Shqipëri,” deklaroi Novosella në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika