Denis Beqiroviq, Zheljka Cvijanoviq dhe Zhelko Komshiq, pritet të jenë anëtarët e ardhshëm të presidencës së Bosnjë Hercegovinës (BeH).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës, të dielën, ka shpallur rezultatet e para preliminare, jo të plota, pas numërimit të 54,73 për qind të votave, vetëm për Presidencën e BeH.
Rezultatet preliminare dhe jo të plota të KQZ-së, i referohen 54.73 vendvotimeve të përpunuara në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe 39.58 për qind të vendvotimeve të përpunuara në Republikën Srpska.
Në zgjedhjen e një anëtari të Kryesisë nga radhët e popullit kroat, i cili zgjedhet drejtpërdrejt nga territori i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, siç njoftoi KQZ-ja, kandidatja e HDZ-së, Borjana Krišto, fitoi 117,147 vota (51,36 për qind), kurse Kandidati i Frontit (DF), Zheljko Komshiq fitoi 110,928 (48,64 përqind).
Zheljko Komshiq tashmë ka shpallur fitore në garën për anëtar të Presidencës së BeH.
Kryetari i KQZ-së së BeH-së, Suad Arnautovic, tha se deri më tani janë proceduar 1816 vendvotime (54,73 për qind) për zgjedhjen e një anëtari të Kryesisë nga radhët e popullit boshnjak, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga territori i Federatës së BeH. Ai tha se ishin 518.583 fletëvotime të vlefshme.
Sipas këtyre të dhënave, kandidati i opozitës Denis Beqiroviq ka fituar 162,053 vota (55,78 për qind), kandidati i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviq ka marrë 114,186 vota (39,31 për qind) dhe Mirsad Haxhikadiq 14,269 vota (4,91 për qind).
Dy anëtarët e ri të presidencës
Denis Beqiroviq, u lind më 28 nëntor 1975 në Tuzlla, ku edhe u shkollua. Ai u diplomua në Fakultetin Filozofik në atë qytet, kurse magjistraturën dhe doktoraturën e kreu në Fakultetin Filozofik në Sarajevë. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Është i punësuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tuzllës si profesor i asocuar për fushën e ngushtë mësimore-shkencore të epokës moderne dhe është autor i disa librave dhe punimeve shkencore.
Në politikë ka hyrë si zyrtar në vitin 1998 dhe prej atëherë ka qenë përfaqësues në kuvende, nga kuvendet e Tuzllës, kuvendet federale dhe shtetërore, ku ishte edhe në këtë mandat. Programi i tij zgjedhor u quajt “Të bashkuar për Bosnjë dhe Hercegovinën”.
Zheljka Cvijanoviq ka lindur në vitin 1967 në Tesliq. Cvijanović, e cila është presidentja aktuale e entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës të RS-së, iu dha titulli i gruas së parë në mbledhjen e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës që nga viti 1996.
Cvijanoviq e kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindjen e saj Tesliq. Ajo mori arsimin universitar në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, Fakultetin Filozofik në Banja Lluka dhe Fakultetin Juridik në Banja Lluka. Ajo është profesoreshë i gjuhës angleze. Cvijanoviq ka kryer edhe studimet pasuniversitare në Fakultetin Juridik në fushën e së drejtës diplomatike dhe konsullore.