Cilët janë kandidatët që mund ta zëvendësojnë Liz Truss?

Pasi Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres, tashmë ka nisur procesi për gjetjen e një kryeministri të ri deri të premten e ardhshme

Fotoilustruese





Pas gjashtë javësh në detyrë, Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres, kësisoj tashmë ka filluar gara për kryeministrin e ardhshëm që ka tre kandidatë të mundshëm.

Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt janë pretendentët e mundshëm, ndërsa burime pranë Boris Johnson as nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar se ai do të qëndrojë përsëri, ka shkruar BBC-ja.

Për të kaluar raundin nevojitet një minimum prej 100 mbështetësish.

Deputetët e vendit kanë kërkuar që sa më shpejt të zgjidhet çështja dhe vendi të ketë një kryeministër, pasi zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk do të mbahen deri në vitin 2024.

Ndërkaq, Liz Truss do të mbetet kryeministrja britanike me mandatin më të shkurtër në histori.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika