Cilët janë top pesë golashënuesit e Superligës së Kosovës deri më tani?

Superliga e Kosovës në futboll, edicioni 2022/23, ka arritur në xhiron e 28-të të saj. Dhe deri më tani, top pesëshen e golashënuesve më të mirë e prin lojtari i Ballkanit, Albion Rrahmani me 16 gola, duke vazhduar pas Besnik Krasniqi 13, Marko Simonovski 11, Cristian Mba 10 dhe Bintsouka i Drenicës me 7 gola

Superliga e Kosovës në futboll, edicioni 2022/23, ka arritur në xhiron e 28-të të saj. Dhe lufta, qoftë për titull, qoftë për mbijetesë, po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Drita dhe Ballkani po vazhdojnë ballafaqimin kokë më kokë në luftën për titull, me skuadrën gjilanase që kryeson tabelën me 56 pikë, vetëm një më shumë se kampioni në fuqi.

Ndërsa në luftën për mbijetesë janë të përfshira katër skuadra, Ferizaj, Malisheva, Trepça ’89 dhe Drenica.

Sa u përket golashënuesve më të mirë, listës i prin Albion Rrahmani i Ballkanit me 16 gola, i ndjekur nga Besnik Krasniqi i Dritës me 13 sosh si dhe Marko Simonovski me 11.

Albion Rrahmani, futbollisti i FC Ballkanit

Top pesëshja kompletohet me sulmuesin e Trepçës ’89 Cristian Mba që ka 10 gola si dhe Bintsouka i Drenicës me shtatë gola.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika