Shumë njerëz po përgatiten për ta parë finalen e Botërorit të Katarit 2022, mes Argjentinës e Francës, këtë të diel. Sipas raportimeve, thuhet se ka plot njerëz të famshëm që zgjedhin Lionel Messin në vend të Kylian Mbappe.
Ylli aktual i futbollit botëror po përballet me pasardhësin e tij. Dyshja luan së bashku në nivel klubi për Paris Saint-Germain.
Duket se statusi i legjendës që mban Messi nuk mund të konkurrohet ende, pasi shumë personazhe të famshëm dhe sportistë po e kërkojnë atë për të fituar më në fund çmimin që nuk e ka kapur akoma.
Këngëtarja e njohur angleze, Adele, do të bëjë tifo për Kombëtaren e Argjentinës. Ajo u afrua te një tifoz në një koncert të fundit, duke thënë “A jeni nga Argjentina? Falë Zotit ata fituan me penallti”, duke iu referuar ndeshjes kundër Holandës.
Aktorja e njohur, Julia Roberts, njihet si një fanse e madhe e futbollit dhe së fundmi është parë duke ia uruar ditëlindjen ish-lojtarit të Manchester United, Jesse Lingard në Instagram.
Roberts dihet gjithashtu se është një tifoze e Messit dhe Argjentinës. Ajo ishte në El Clasico në 2017, dhe i kërkoi Messit një foto pas ndeshjes.
Një tjetër yll i Hollivudit është Christopher Mintz-Plasse, i cili luajti McLovin në Superbad. Twitter-i i tij është mbushur me materiale për kombëtaren e Argjentinës.
Harry Styles gjithashtu ka shkruar “Urime Argjentinë”, përpara një shfaqjeje të fundit.
Daddy Yankee është parë, po ashtu, në media sociale duke mbështetur kombëtaren argjentinase.
Një tjetër yll britanik që e uron Argjentinën është legjenda e tenisit, Andy Murray, shkruan Marca.
Në fund të ndeshjes mes Argjentinës dhe Australisë, më herët në turne, Murray shkroi në Twitter “Messi është i duhuri”.