Cili do të ishte potenciali, nëse do të investoheshin 100 milionë euro për aftësimin e maturantëve për tregun e punës? Flet eksperti i marketingut digjital, Drilon Jaha

Drilon Jaha, njohësi i teknologjisë dhe eksperti i marketingut digjital, ka thënë se investimi i 100 milionë eurove në aftësimin e maturantëve për tregun e punës në Kosovë, ka potencial të madh. Ai argumenton se fusha e IT-së ka një kërkesë të jashtëzakonshme dhe një investim i tillë do të shihet si një hap i madh drejt zhvillimit të sektorit teknologjik. Sipas Jahës, ky investim do të krijojë 5000-8000 vende të punës pas 3-5 viteve dhe do të ndikojë në rritjen e konsumit dhe ndalimin e emigrimit të të rinjve

Njohësi i teknologjisë dhe eksperti i marketingut digjital, Drilon Jaha, ka thënë se investimi i 100 milionë eurove në aftësimin e maturantëve për tregun e punës në Kosovë do të kishte një potencial të madh. Pasi, sipas tij, fusha e IT-së ka një kërkesë të jashtëzakonshme dhe një investim i tillë do të shihet si një hap i madh drejt zhvillimit të sektorit teknologjik.

“Nëse kjo shumë do investohej në shkollimin e mesëm në Kosovë, do e bënte Kosovën një Zvicër të vogël”, pasi, sipas Jahës, efekti i këtij investimit pas një kohë do të ishte “që do krijoheshin 5000-8000 vende të punës, pas 3-5 viteve”.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me njohësin e teknologjisë dhe ekspertin e marketingut digjital, Drilon Jaha.

Cili do të ishte potenciali, nëse do të investoheshin 100 milionë euro për aftësimin e maturantëve për tregun e punës?

“Kërkesat për fushën e IT janë marramendëse. Nëse kjo shumë do investohej në shkollimin e mesëm në Kosovë, do e bënte Kosovën një Zvicër të vogël”, është përgjigjur njohësi i teknologjisë dhe eksperti i marketingut digjital Jaha.

A do të krijoheshin vende pune dhe në çfarë sfere do të krijoheshin këto vende të punës?

“Me shifrën e cekur, mendoj që do krijoheshin 5000-8000 vende të punës, pas 3-5 viteve”, ka thënë ai.

Cili do të ishte roli i këtyre vendeve të punës në ekonomin e Kosovës dhe a do të kishte ndikim në ndalimin emigrimet të të rinjve?

“Kjo do bënte me shumë tatim pagues, konsumues të rinj për shkak të pagesave të larta që pranojnë dhe do rritej konsumi i përgjithshëm, e cila do shkaktonte rritje të detyrueshme të ekonomisë”, ka përfunduar Jaha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika