Cili është mesazhi i monumentit “No New Broken Republic” në 15-vjetorin e pavarësisë?

Krijuesi i monumentit të pavarësisë së Kosovës, Fisnik Ismaili, ka treguar se vili është mesazhi i monumentit “No New Broken Republic" në 15-vjetorin e shpalljes së shtetësisë

Finsik Ismaili

Një monument që u quajt New Born (i porsalinduri), u bë simboli i shtetit më të ri në botë në vitin 2008. Prej vitit 2013, ky monument ngjyroset çdo vit në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë me ngjyra e vizatime që përçojnë mesazhe të ndryshme për vendin.

Në 15-vjetorin, krijuesi i monumentit të pavarësisë së Kosovës, Fisnik Ismaili, ka treguar mesazhin e veçantë pas saj.

Ai për RTV Dukagjinin ka thënë se këtë vit nga presioni që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të krijohet, e që kjo sipas tij, nuk është dëshirë e asnjë shqiptari në Kosovë, për këtë, si një lloj proteste, monumenti u rindërtua për të dhënë një mesazh dhe për t’i treguar botës se një Republikë e copëtuar nuk duhet të krijohet.

Monumenti i “New Born” me mesazh të veçantë në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“Si çdo vit New Borni gjithmonë e ka përçuar një porosi nga Kosova në botë. Për shembull, me na i liberalizu vizat, mos me na ndërtu mure, për ambientin. Sivjet duke qenë se Asociacioni tash po bëhet shumë presion me u kriju, dhe nuk e njoh një shqiptar që e do këtë. Kështu që ne, edhe si protestë, edhe si mesazh po i themi botës mos e krijoni edhe një Republikë të copëtuar”, është shprehur Ismaili.

Po ashtu, ai ka thënë se nga ky monument i 15-vjetorit të pavarësisë, në të njëjtën kohë, është edhe si mesazh për situatën në Ukrainë që akoma po vazhdon të copëtohet.

Pas zbulimit më 17 shkurt 2008, “Newborn” shpejt u bë simbol i Kosovës. Ajo u shfaq në faqen e parë të “The New York Times” të nesërmen. Ndërsa, në vitin 2012, Rita Ora, ylli i popit kërceu mbi të në një videoklip të këngës së saj.

Plani fillestar i Ismailit për “Newborn” ishte ruajtja e tij me mbishkrimet që nga nata kur u zbulua. Por, njerëzit vazhduan të nënshkruanin, kështu që u vendos që ai ta rilyejë atë çdo vit në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke filluar nga pikturimi i flamujve të vendeve që e kishin njohur Kosovën si një komb sovran.

Skulptura mbeti e pandryshuar për pesë vjet, për tu ndryshuar më pas secilin vit në ngjyrën, dizajnin dhe mesazhin nga vetë ideatori Ismajli me epikën vullnetare.

Shpenzimet mbulohen nga vetë kreatori, dhe konfirmimin për strukturën e re e jep Muzeu kombëtar i Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika