Cili është vendi i Amerikës së Jugut i ndërtuar mbi të vdekurit?

Egjiptianët mund të kenë mumiet më të famshme, por ato nuk janë më të vjetrat. Populli Chinchorro i shkretëtirës Atacama të Kilit ishte i pari që mumifikoi të vdekurit e tyre 7 mijë vjet më parë.

Skulptura nga artistët, Paola Pimentel dhe Johnny Vasquez në rrugën mes Arica dhe Caleta Camarones.





Në shkretëtirën Atakama të Kilit, vendi më i thatë në Tokë, janë gjetur mumie që datojnë para egjiptianëve me 2 mijë vjet. Pra, ndërsa egjiptianët mund të jenë kultura më e famshme për të mumifikuar të vdekurit e tyre, rezulton se ata nuk ishin të parët që e bënë këtë.

“Chinchorro janë njerëzit e parë që banuan në veri të Kilit dhe në jug të Perusë”, ka thënë Bernardo Arriaza, një antropolog fizik në Universitetin e Tarapaca. “Ata janë pionierët e shkretëtirës Atacama”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ata janë  kultura e parë e njohur në botë që ka mumifikuar të vdekurit e tyre, duke filluar rreth 5 mijë vjet para Krishtit.

Mbetjet e qindra këtyre gjuetarëve-mbledhësve detarë, të cilët jetuan në bregun e Paqësorit të Atakamës nga afërsisht në 5450 para Krishtit deri në shekullin 890 para Krishtit– janë gjetur në rajonet Arica dhe Parinacota. Në vitin 2021, këto varreza u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për vlerën e jashtëzakonshme arkeologjike që ofrojnë. Jo vetëm që zbulojnë praktikat e detajuara mortore dhe funerale të kulturës antike, por ato ofrojnë njohuri mbi strukturat sociale dhe shpirtërore të komunitetit.

Chinchorro, fëmijë i mumifikuar  – Ata mbuluan fytyrat e mamive me maska ​​balte

Për shembull, mumifikimi nuk ishte i rezervuar për klasën e lartë të shoqërisë (siç ishte për egjiptianët), por ishte një ritual për të gjithë.

Siç shpjegoi Juan Bautista Arriaza, i cili ishte një poet dhe shkrimtar spanjoll. “Kultura Chinchorro është e rëndësishme në shumë aspekte: Ata janë praktikuesit e parë funeral, më të hershmit në këtë rajon. Dhe trupat që ne i njohim sot si Chinchorro, janë vepra të vërteta arti parahispanike, të pakrahasueshme (që i përket periudhës kohore para shekullit të 16-të). Ata janë shprehje artistike të ndjenjave, të emocioneve të popullatave të lashta”.

Por, edhe pse njohja e UNESCO-s erdhi kohët e fundit, banorët e Arica-s kanë ditur për mbetjet unike arkeologjike për shumë më gjatë. Kjo për shkak se trupat janë varrosur shumë afër sipërfaqes. Në të vërtetë, mbetjet janë fjalë për fjalë pjesë e themelit të qytetit. Për shembull, Johnny Vasquez, i cili ka jetuar në Arica për 60 vjet, kujtoi se kur punëtorët gërmuan për herë të parë tubacionet e kanalizimeve për lagjen e tij, ata gjetën “shtresa dhe shtresa mumjesh”. Dhe në vitin 2004, kur punëtorët filluan të gërmojnë për një hotel, ata u përplasën me kocka më pak se 1 metër nën tokë dhe në vend të kësaj e kthyen vendin në një muze.

Foto ilustrim – banorët e Arica-s

Qindra mumie janë zbuluar deri më tani, duke përfshirë ato të foshnjave dhe fëmijëve. Siç shpjegoi Vivien Standen, një bioarkeologe në Universitetin e Tarapaca-s, toka këtu përmban shumë arsenik natyral, i cili mund të kontribuojë në një shkallë të lartë vdekjesh për popullatën, si dhe në një numër të madh abortesh.

Po ashtu, shkencëtarët kanë përcaktuar se Chinchurro i ka lyer trupat e tyre me mangan (elementi kimik i numrit atomik 25), mendojnë ata, për qëllime tradicionale – por duke qenë se mangani është toksik, ata po ashtu pa dashje po dëmtonin shëndetin e tyre.

Të jetosh në një nekropol të lashtë mund të duket shqetësuese, por banorja e Arikës, Marina Esquieros e ka mohuar këtë: “Unë nuk kam aspak frikë. Po, kam një jetë normale këtu në shtëpi. Nuk mendoj shumë se ka trupa të vdekur.”

Foto ilustrim

Në vend të kësaj, vendasit i shohin të vdekurit rreth tyre si paraardhësit e tyre dhe veten si kujdestarët e tyre.

“Mendoj se ne jemi vazhdimësia e Chinchorros,” ka thënë Alfredo Guerrero, një tjetër banor i Arica. “Në 10 vitet e fundit, unë kam ndjerë dhe i kam thënë familjes sime [këtë], se nuk do të largohem nga ky vend. Unë do të mbetem gjithmonë, kështu që gjithmonë do t’i vizitoj ata”.

Të ashtuquajturat mumie Chinchorro,foto ilustrim

Jorge Ardiles, një peshkatar lokal zhytës, ra dakord. “Ata ishin peshkatarë njësoj si ne, dhe ata ishin në këtë vend. Pas mijëra vitesh, ne erdhëm të vendoseshim këtu. Pastaj ne, si një komunitet peshkatarësh e kemi marrë atë, le të themi, autoritetin, që e konsiderojmë veten tonë si trashëgimtarë të tyre, dhe kjo është arsyeja pse ne duam t’i ruajmë eshtrat që ata kanë lënë, si një trashëgimi të madhe për komunitetin aktual”, ka thënë ai. “Ne jemi Chinchorros bashkëkohor në këtë moment”.





Të fundit nga rubrika