Çitaku bënë thirrje për revoltë: Shoqëria duhet të çohet në këmbë sepse gratë po vriten

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka kërkuar nga organet shtetit që të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis ndaj vrasjeve të tilla

Nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku





Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriksë Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasje së një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Ku ka thënë se “shoqëria duhet të ngritët në këmbë të bëhet rebelim e revoltë sepse gratë po vritene. Boll ma”.

“Nuk guxojmë me e normalizu këtë gjendje”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë”.

“Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore” ka shtuar ajo.

Më tej Çitaku ka kërkuar nga organet shtetit që të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis.

“Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal”, ka thënë ajo.

Ajo ka përfunduar duke e ngushëlluar familjen e viktimës me fjalët “e pikëlluar sa s’ka”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika