Çitaku: Dejona Mihalit i është dhënë nënshtetësia e Kosovës me shpejtësinë e vajit në tepsi

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka hedhur dyshime për veprimtarinë e koordinatore për komitetin në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Çitaku, në “Five”, tha se ka shumë pikëpyetje se si asaj i është dhënë nënshtetësia e Kosovës, sipas saj pa u ditur procedurat.

“Këtu bëhet fjalë për një person i cili para pak vitesh ka qenë person nongrata dhe një grua që ka pushtet të frikshëm brenda strukturave dhe VV-së dhe që asnjëherë nuk ka kaluar në filtrin e votës në Kosovë.  Sikurse që është me pikëpyetjeje si një njeriu të tillë i është dhënë shtetësia, me çfarë procedure, situatë të ngjashme kemi pas edhe për Martin Berishajn me një shpejtësi si kish me thënë zëvendësministri të vajit në tepsi i është dhënë nënshtetësia dhe i është dhënë certifikata e sigurisë, këto në vetvete janë skandale për të mos thënë që kemi pa një agresivitet në përmasa histerie të kryeministrit për t’i dalë në mbrojtje Martinit, Nagipit e Rozetës”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika