Çitaku: Ditën kur po shpallej pavarësia, Kosovës i kishte rënë një perde hyjnore

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur më shumë rreth ditës kur është shpallur pavarësia e Kosovës, duke u shprehur se atë ditë ka shkuar çdo gjë në rregull

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, e ftuar në emisionin “Reload”, ka folur më shumë rreth ditës së 17 shkurtit të vitit 2008, ku kishte qenë pjesëmarrëse.

“Ditën e Pavarësisë së Kosovës nuk ka ndodhur asnjë aksident,” u shpreh Çitaku.

Ajo tregoi se ka qenë përgjegjësi e saj që të udhëheqte organizimin e ceremonive të asaj dite.

“Unë përveç se kam qenë deputete, kam qenë edhe përgjegjëse kur është pas themeluar një komision ndërinstitucional, që ka qenë përgjegjës për organizimin e të gjitha festiviteteve dhe ceremonive të ditës së pavarësisë dhe unë e kam udhëhequr atë ekip.”

Përgatitjet për “koreografinë” e ditës së pavarësisë, Çitaku tregoi që i kanë nisur kohë më herët.

“Por në përgatitjet për ditën, pra koreografinë e ditës së pavarësisë i kemi pasë nisur shumë kohë më herët, por ne nuk kemi qenë lojtari i vetëm, pra është dashur të bëhet një koordinim i hatashëm me faktorët relevantë ndërkombëtarë, posaçërishtë me SHBA,” shtoi Çitaku.

Çitaku tregoi se është dashur të bëhet edhe koordinimi me KEK-un, që të mos ndalet rryma gjatë orareve të caktuara, por, sipas saj, pasi kryeministri Hashim Thaçi e kishte dhënë lajmin, prapë ishte ndalur rryma.

“4 ditë më herët është caktuar dita. Është vendosur për ditën e diel në ora 3. Nuk e harroj kurrë çfarë presioni ka pasur, sepse atëherë Kosova nuk ka pasur konferenca për shtyp, është dashur me improvizu një sallë për konferenca për shtyp në Hotel Grand, sepse është ndalur rryma vazhdimisht. Pasi e dha lajmin kryeministri, u ndal rryma, por nuk vërehet për shkak të reflektorëve. Nuk do ta harroj kurrë.”

Atë ditë në Kosovë, ndonëse ka qenë dita më e ftohtë, asnjë aksident trafiku nuk ka ndodhur, secili është kujdesur maksimalisht që ta ruajë madhështinë e asaj dite, tregoi ajo.

“Një perde hyjnore ka pasë ra mbi Kosovë.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika