Çitaku: Ne kemi nevojë për Dua Lipën, jo ajo për ne

Pas shumë reagimeve, një tjetër ka ardhur edhe nga Vlora Çitaku, ish-ministrja e Punëve të Jashtme e cila ka thënë se kjo është dështim dhe sabotim i qëllimshëm nga ana e Qeverisë

Vlora Çitaku

Pas zhgënjimit të shumë qytetarëve të Kosovës, e poashtu edhe dëshpërimit të themeluesit të festivalit të Sunny Hill nga Dukagjin Lipa, një tjetër reagim vjen edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dua Lipa është yll botëror, sipas saj ajo i mbushë stadiumet kudo.

“Dua Lipa është yll botëror! I mbushë stadiumet kudo në botë.”

Ai është shprehur se secili kryeqytet në botë do e kishte lakmi për Festivalin Sunny Hill.

“Hiq ma larg se para pak ditësh, Kryeministri i Luksemburgut na foli në Dublin për Duan, Dugin, dhe dëshirën e tij për të ardhë ne festival në Prishtinë. Bile, me mburrje na e tregonte një foto me yllin tonë,” ka shtuar Çitaku.

Ministrja ka thënë se Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika