Çitaku e quan të pasaktë raportin e “Freedom House”, në të cilin përmendet Thaçi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur të pasaktë raportin e fundit të organizatës amerikane “Freedom House"

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur të pasaktë raportin e fundit të organizatës amerikane “Freedom House”, në të cilin është përmendur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në raport thuhet se figura e tij ka lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, e që luan rol të rëndësishëm në politikë, dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë.

“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që, sipas raportit në fjalë, Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Çitaku, ka thënë se raportet e tilla janë, “pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqperdorë, për t’i lënë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe më tutje në paraburgim”.

Po ashtu, ajo ka treguar se të martën e 19 prillit e ka vizituar ish-presidentin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

“Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjesht qesharake. E kam vizituar ish-Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, më 26 tetor të vitit 2020, në Gjykatën Speciale në Hagë, ishte konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Akuza ndaj tyre në kohë, shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes kriminale të përbashkët” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën, përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Gjykata Speciale në Hagë.

Ndërkaq, më gjashtë prill të vitit 2022, Kolegji i Apelit të Gjykatës Speciale, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim nga paraburgimi.

Sipas Apelit, gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka gabuar në konstatimin se periudha që Thaçi ka kaluar në paraburgim mbetet e arsyeshme.

Në vendim thuhej se, Kolegji urdhëron Thaçin dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin, publikisht, versionet e tyre të redaktuara brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për këtë vendim.

Freedomhouse/ Kosova shënon përparim të lehtë, problem mbetet korrupsioni

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika