Çitaku: Është normale që ndonjëherë të kemi mospajtime me aleatët ndërkombëtarë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova nuk po kërkon të shmangë drejtësinë përmes ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por synon që një proces të devijuar dhe të deformuar ta kthejë në binarë të drejtë.

Duke komentuar qëndrimin e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka theksuar se BE-ja i konsideron të papranueshme ndryshimet e propozuara në ligj, Çitaku tha se Kosova do të diskutojë me partnerët evropianë për të sqaruar qëllimin e këtyre ndryshimeve.

“Ne nuk po kërkojmë të ikim nga drejtësia, përkundrazi po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarët e drejtë”, deklaroi Çitaku.

Çitaku e ka konsideruar si “normale” të ketë mospajtime me aleatët ndërkombëtar.

“Është shumë normale që me aleatë, me partnerë, ndonjëherë të ketë mospajtime. Është e rëndësishme të diskutojmë, të sqarojmë thelbin e këtij ligji, çfarë kërkon dhe çfarë synon”, tha ajo.

Çitaku u shpreh e bindur se pas diskutimeve me partnerët evropianë do të ketë pajtueshmëri, duke theksuar se Kosova kërkon drejtësi me ligj dhe me vullnet politik.

Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika